Tapë në makinë, arrestohet 60 vjeçari

Kronikë e zezë

Tapë në makinë, arrestohet 60 vjeçari

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Kishte pirë dhe po i jepte makinës por bie pre e policisë.

Një 60 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Lushnje pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë në pranga është vënë Ahmet Shabani, 60 vjeç, banues në Divjakë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:Ahmet Shabani, 60 vjeç, banuea në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor në vendin e quajtur "Rotontua e Grabianit" duke drejtuar automjetin tip "Skoda" në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat