Arrestohet një i dyshuar për fajde - Bota Sot
Arrestohet një i dyshuar për fajde

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për fajde

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, pas grumbullimit të informacioneve të mjaftueshme rreth dyshimit për përfshirje të një personi të dyshuar në veprimtari penale, ka siguruar urdhër kontrollin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të një personi të dyshuar.

Kontrolli policor, në pronën e të dyshuarit, në një fshat të Lipjanit, është zbatuar më 14 nëntor 2018, duke filluar nga ora 06:50.

Policia ka sekuestruar prova materiale relevante që lidhen me rastin, gjërat e sekuestruara janë:

-          dy vetura (Audi A6 dhe Audi A4), të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde;

-          29.520 (njëzet e nëntë mijë e pesëqind) euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale,

-          dy telefona celularë,

-          një USB-i dhe

-          një fletore me shënime (dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde).

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘fajde’ B. S. viti i lindjes është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të lëshuar nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test