Dy të rinjve në Kaçanik u konfiskohen armë

Kronikë e zezë

Dy të rinjve në Kaçanik u konfiskohen armë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Në fshatin Kovaqec të Kaçanikut gjatë ditës së djeshme janë dërguar në mbajtje dy të rinj për gjuajtje me armë zjarri.

Pas pranimit të informatave nga tereni për dy raste  gjuajtje me armë zjarri në fshatin Kovaqec, hetuesit policor kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore ku në rastin e parë nga i dyshuari K.K.(m/sh/k 18 vjeç)  kanë  gjetur  dhe  konfiskuar; një armë AK-47  e kalibrit 7,62 mm, tre karikatorë, një pistoletë Zoraki, 58 fishekë.

Ndërsa në rastin e dytë, nga i dyshuari D.M.(m/sh/k 18 vjeç) është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat