Aksident, një vajzë goditet nga një automjet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident, një vajzë goditet nga një automjet në Prishtinë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:13
Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku nga një automjet është goditur një vajzë.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët në hyrje të Prishtinës, pranë kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarës, ndërsa si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar kolonë e gjatë.

Aksidentet me fatalitet dhe me lëndime, janë shtuar dukshëm në Kosovë, për kundër faktit që janë ashpërsuar masat ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat