Në fshatin Surkish të Podujevës janë plagur dy persona.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë në një prononcim, Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
Me rastin në fjalë po merret organet e hetuesisë.