Aksident i rëndë në Qafë Thanë, përmbyset autobusi me nxënës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, përmbyset autobusi me nxënës

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Urgjenca e Prrenjasit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. “BalkanWeb” mëson se një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej në autobus ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.

Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.

Ju sjeliml edhe fotot e nxënësve të aksidentuar, të cilët janë dërguar në urgjencën e Prrenjasit me mjete të rastit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat