Dy të vdekur nga aksidenti ku është përfshirë eskorta e ambasadores turke

Kronikë e zezë

Dy të vdekur nga aksidenti ku është përfshirë eskorta e ambasadores turke

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:28
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë ndërruar jetë dhe një person është lënduar rëndë në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Këtë e kanë konfirmuar burimet brenda Policisë.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash, në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Slivovë.

Në ndërkohë, merret vesh se në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, njëra me targa diplomatike dhe dy të tjerat me targa civile. 

Deri tash nuk dihen detaje të tjera lidhur me viktimat e këtij aksidenti të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat