Bie furgoni në humnerë në Librazhd, 3 persona në gjendje të rëndë - Bota Sot
Bie furgoni në humnerë në Librazhd, 3 persona në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Bie furgoni në humnerë në Librazhd, 3 persona në gjendje të rëndë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash mëngjesin e kësaj të shtune.

Një fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, E.M., 22 vjeç, dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test