Vdes personi i katërt nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor

Kronikë e zezë

Vdes personi i katërt nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 10:36
Pamje nga aksidenti

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe një person ka vdekur në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra nga aksidenti i së premtes në fshatin Mramur.

Sipas njoftimit të Policisë, person i katër që ka vdekur është një femër K/Shqiptar dhe se lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident.

“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve; dy automjete me tabela vendore dhe një automjet me tabela diplomatike. Si pasoj e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK-ë. Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar. Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante Policore, Prokurori i shtetit etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me vendimin e Prokurorit, katër trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML. Kurse, rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat