Policia ndalon 43 vjeçarin e dehur

Kronikë e zezë

Policia ndalon 43 vjeçarin e dehur

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 08:35
Ilustrim

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet përgjatë fundjavës me drager e radar në rrugët urbane e interurbane.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit shtetasi N.D 43 vjeç, u kap në rrugën "Ali Demi", nga Policia Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l dhe testi i dytë 0.88 mg/l.

“Kjo masë alkooli në timon vret jetën. Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, mos abuzo, mos neglizho, mos rrisko, por përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat