Plagosje me armë zjarri në Prishtinë - Bota Sot
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një tentim vrasje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar të gjinisë mashkullore për motive ende të pa njohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Me këtë rast, viktima është plagosur dhe është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja.

Njësia Policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

I dyshuari tjetër është në arrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test