Policia në Bec të Gjakovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë kërcënuar një person tjetër.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tre fishekë.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.