Suspendohet një inspektor shëndetësor

Kronikë e zezë

Suspendohet një inspektor shëndetësor

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate njofton se ka pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor N.K. lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

MSh do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet e rendit për të hetuar çdo rast që ngitet nga vet MSH-ja dhe kushdo tjetër lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat