Bunkeri “magazinë” droge në Mirditë

Kronikë e zezë

Bunkeri “magazinë” droge në Mirditë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Bunkeri “magazinë” droge në Mirditë

Një bunker i kohës së komunizmit ishte kthyer në magazinë drogë nga një i ri në Mirditë.

Në pranga u vu në Vilson Bushkola, 31 vjeç të cilit iu kapën rreth 3 kilogram kanabis të cilën dyshohet se e kishte për shpërndarjen.

Në pranga përfunduan edhe dy shpërndarës të lëndëve narkotike në Mirditë, të cilët iu kapën me 20 doza kanabis.

Ndërkohë në Gjirokastër, tre persona u vunë në pranga dhe një i katërt u shpall në kërkim, pasi tentatun të trafikonin 30 kilogram kanabis.

Ndërsa në Kurbin u vu në pranga një 39 vjeçar në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë në Itali. Igli ( Arban) Malçi, pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat