Të shtëna me armë në Prishtinë, një i kërkuar për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë, një i kërkuar për tentim vrasje

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Një person është në kërkim të policisë pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili nuk është goditur nga ndonjë predhë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku më pas viktima është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

I dyshuari pastaj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur nga ndonjë predhë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.

Njësit policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat