Një i vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Skenderaj

Kronikë e zezë

Një i vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Skenderaj

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasoje e një aksidenti mbrëmë në Skenderaj.

Dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Burojë të Skenderajt, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, viktima mashkull, ndërsa dy të lënduarit të tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe  një traktori.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, njofton PK.

“ Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë  një veturë dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në traktorin e të dyshuarit i cili në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe (dy) drejtuesit, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat