Një muaj paraburgim për personin që u kap me pesë kilogramë heroinë në Gjilan - Bota Sot
Një muaj paraburgim për personin që u kap me pesë kilogramë heroinë në Gjilan

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që u kap me pesë kilogramë heroinë në Gjilan

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelorë duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Sh.Z.

Mbrëmjen e 24 nëntorit pas një kontrolli të Policisë në podrumin e shtëpisë i janë gjetur një çantë me pesë paketime me heroinë në sasi prej 5.1 kilogram.

“Sh.Z dyshohet se ka kryer veprën penale si blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Sh. Z., pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe po që se i njëjti gjendet në liri, mund të arratiset për të i ikur përgjegjësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test