E rrah gruan për një euro, i ngritet aktakuzë

Kronikë e zezë

E rrah gruan për një euro, i ngritet aktakuzë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.T, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, me datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore. 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka  përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i  pandehuri të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat