Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit “Rrethi i Flamurit”. Siç shihet në fotografitë, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe Policia.
Sipas Policisë i lënduar ka mbetur një i mitur që ka qenë pasagjer në veturë ndërsa infermierët shëndetësor kanë deklaruar se i mituri ka marr lëndime të lehta.
Për shkak të këtij aksidenti rruga që të çon për në Veternik është bllokuar dhe është krijuar një kolonë e gjatë e veturave.