Shtatë persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor pas një aksidenti oi cili ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Kallxo se ende nuk dihen shkaqet e vetëaksidentit, ndërsa theksoi se vetura ka përfunduar duke u rrokullisur në një rrugë në të cilën po kryhen disa punime.
“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Tirana në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona. Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës. Në të njëjtën rrugë është duke u punuar dhe ka vështirësi në qarkullim”, tha Flora Ahmeti për Kallxo.