Arrestohet personi që ndihmoi dy të burgosur të iknin nga burgu i Lipjanit

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që ndihmoi dy të burgosur të iknin nga burgu i Lipjanit

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 10:06
Burgu i Lipjanit

Me katër nëntor, dy të burgosur kishin ikur nga Qendra Korrektuese Lipjan.

Njëri prej tyre është arrestuar nga Policia dhe është kthyer në vuajtje të dënimit, ndërsa , tjetri ende është në lirë.

Lidhur me këtë rast, dje Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person.

I dyshuari kishte ndihmuar të dënuarve që të arratisën nga Qendra Korrektuese.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat