Arrestohet hajni nga Gjakova, që po bënte kërdi me vjedhje në Deçan

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni nga Gjakova, që po bënte kërdi me vjedhje në Deçan

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 19:12
Pamje nga momenti i vjedhjes

Është arrestuar Xhevat Thaçi, personi i kërkuar publikisht nga policia për dyshimet e disa vjedhjeve të kryera në Deeçan dhe gjetiu.

Burime të medias bëjnë me dije se Xhevat Thaçi, 43-vjeçar është arrestuar nga policia e rajonit të Gjilanit. Ai dyshohet se kishte kryer afër 15 vjedhje të rënda nën kërcënimin e armëve.

Thaçi është arrestuar gjatë ditës së sotme pas përpjekjes së tret për t’i ikur policëve.

Policia e Kosovës më 27 të këtij muaji kishte kërkuar ndihmë për kapjen e tij.

“Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë”.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhej në njoftimin e policisë ku kërkohej bashkëpunim për ta arrestuar Thaçin.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat