Minorenia largohet nga shtëpia, nëna: Prej ditës se djeshme nuk e dimë ku është

Kronikë e zezë

Minorenia largohet nga shtëpia, nëna: Prej ditës se djeshme nuk e dimë ku është

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:00
Ilustrim

Ditën e djeshme një 14-vjeçare është larguar nga banesa ndërsa nuk është kthyer duke alarmuar familjen.

Nëna e 14-vjeçares ka bërë denoncimin në polici për largimin e vajzës, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e minorenes.

“Më datë 29.11.2018, A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon i është larguar nga  banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë.

Punohet për gjetjen e saj.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat