E kërcënoi me armë gruan e tij, arrestohet

Kronikë e zezë

E kërcënoi me armë gruan e tij, arrestohet

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar, pasi kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Policia njofton se ka arrestuar një person në Viti, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar në pistoletë, njofton PK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten  e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar në pistoletë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat