Tentoi të korruptonte policin, arrestohet 47 vjeçari

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte policin, arrestohet 47 vjeçari

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Një tentativë për t'i shpëtuar kontrollit të policisë ka çuar në pranga një qytetar.

Një 47-vjeçar nga Tirana e ka pësuar keq duke përfunduar në pranga pas tentativës për t’i dhënë ryshfet një efektivi. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Gj., banues në Kamëz i ofroi punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat