Drogë, armë dhe para i gjenden një personi nga Fushë Kosova

Kronikë e zezë

Drogë, armë dhe para i gjenden një personi nga Fushë Kosova

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Policia raporton se në rrugën “Hajrullah Zyma”, në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit në trup dhe në dy banesat e tij i janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe para.

Policia ka sekuestruar 174 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 10 gramë marihuanë, dy pistoleta me 23-copë fishekë, një veturë, dy telefona mobilë dhe  1700  euro.  

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat