Arrestohet personi që tentoi të mashtroj arkëtaren në një market

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që tentoi të mashtroj arkëtaren në një market

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka tentuar të mashtrojë arkëtaren në një market.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 21:50, në rrugën “Rilindja” në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar të mashtroj arkëtaren e një marketi.

Siç bën të ditur Policia, pas verifikimit i dyshuari kishte katër urdhëresa aktive.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat