Tiranë, grabitet nën kërcënimin e armës tregtari i duhanit

Kronikë e zezë

Tiranë, grabitet nën kërcënimin e armës tregtari i duhanit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një tregtar në zonën e “Tregut ushqimor” ka rënë pre e grabitjes me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

Një tregtar në zonën e “Tregut ushqimor”, pranë zonës së njohur si “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet, ka rënë pre e grabitjes me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

Sipas informacionit paraprak të policisë, persona të paidentifikuar i kanë marrë pronarit të një dyqani 30 steka paketash, nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë.

Tregtari ka lajmëruar menjëherë policinë pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që tashmë po merret në pyetje nga forcat blu. Policia, nga ana e saj po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat