Dhuna në familje, ngrihen 9 aktakuza në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dhuna në familje, ngrihen 9 aktakuza në Mitrovicë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç`rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor kjo prokurori i ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

Ndryshe, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është i angazhuar një prokuror, i cili merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat