Aksidentoi për vdekje dy të moshuar, arrestohet 63-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksidentoi për vdekje dy të moshuar, arrestohet 63-vjeçari

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:46
Foto

Policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e dy personave, të ndodhur të martën në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Sotir Nikolla, 63-vjeçar nga Elbasani, u arrestua pasi aksidentoi për vdekje dy kalimtarë në afërsi të fshatit Vloçisht, konkretisht 70-vjeçarin S.SH. dhe bashkëshorten e tij 60-vjeçare, V.SH., që të dy banues në Voskop të Korçës.

Nikolla do të përballet tashmë me akuzën për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me materialet që i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat