Vodhi bateri në një fabrikë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Vodhi bateri në një fabrikë, arrestohet një person

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Sankoc të Drenasit për të cilin ekziston dyshimi se mund të jetë i përfshirë në një rast të një vjedhje.

Rasti ka ndodhur me datën 24 nëntor në fshatin Sankoc të Drenasit,  në një fabrikë, ku  janë vjedhur 10 ton bateri dhe  material (me përmbajtje plumbi dhe plastike),  që arrijnë vlerën rreth 100 mijë euro.

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar:  V M (26 vjeç).  

Pjesë e operacionit ka qenë edhe konfiskimi i materialeve të vjedhura, të cilat janë gjetur në dy deponi (firma private të grumbullimit në Obiliq dhe Fushë Kosovë), të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer pronarit.

Ndaj personit të dyshuar  prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për t’u proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat