Aksidenti në Pogradec, plagoset rëndë 75 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksidenti në Pogradec, plagoset rëndë 75 vjeçari

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku  drejtuesi i mjetit tip “Audi” Fiordi Miminllari ka përplasur shtesain me inicialet N.H. 75 vjeç.

Bëhet e ditur se i plagosuri  75 vjeçar është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 05.12.2018, në orën 11.45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çërravë, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin F.M, ka aksidentuar shtetasin Nj.H, rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat