Edhe një aksident zinxhir në Veternik - Bota Sot
Edhe një aksident zinxhir në Veternik

Kronikë e zezë

Edhe një aksident zinxhir në Veternik

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:03
Ilustrim

Një tjetër aksident zinxhir, pas atij të së martës, ka ndodhur të enjten, në Veternik të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, me ç'rast disa vetura kanë pësuar dëme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t'u marrë me rastin, ndërsa si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona automjetesh në rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test