Aksidenton rëndë të moshuarin, arratiset shoferi

Kronikë e zezë

Aksidenton rëndë të moshuarin, arratiset shoferi

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz ku një makinë ka përplasur rëndë një 72- vjeçar.

Sipas Policisë mësohet se D. P., 29 vjeç, banues në Çerkezë, Kamëz, në rrugën “Azem Hajdari”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin M. T., 72 vjeç, banues në Kamëz, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën të ditur se 29-vjeçari u arratis menjëherë pas aksidentit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat