Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 47 vjeçari në Elbasan

Kronikë e zezë

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 47 vjeçari në Elbasan

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur kapjen e 47 vjeçarit Arben Kruja, të shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim Nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat