Arrestohen dy shtetas të huaj, tentuan të këmbejnë para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas të huaj, tentuan të këmbejnë para të falsifikuara

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:14
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj, pasi kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit që iu është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha nga shtete të ndryshme, e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara.

“Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale "Falsifikim i Parasë" sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nga të dyshuarit në rast, gjithsej janë konfiskuar përkohësisht 4910.00  euro, 2484.00  dollarë amerikan dhe 440.00 lira turke”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat