I dehur në timon, prangoset sepse tentoi të korruptojë policin

Kronikë e zezë

I dehur në timon, prangoset sepse tentoi të korruptojë policin

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetas 35-vjeçar nga lagjja “Beqir Dardha”, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Rrugores në momentin që u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ai është ndaluar nga shërbimet e Rrugores në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, e pas kontrollit me drager është konstatuar të kishte konsumuar rreth 0.76 mg/l pije alkoolike.

Drejtuesi i mjetit ka ofruar një kartëmonedhë 2.000 lekëshe për t’i shpëtuar arrestimit, por pa mundur dot. AI do të akuzohet tashmë për veprat penale të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat