Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshë-kërkues

Kronikë e zezë

Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshë-kërkues

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar 29 fëmijë lëmoshë-kërkues , 21 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë.

Lidhur me rastin policia ka identifikuar 13 persona të dyshuar.

Policia njofton se janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre, gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar  asnjë viktime e trafikimit, shtetasit e huaj  janë dorëzuar  Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për të Huaj, për shtetasit kosovar, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat