Një i dyshuar ther me thikë dhe rrah dy persona

Kronikë e zezë

Një i dyshuar ther me thikë dhe rrah dy persona

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Policia raporton se dje në Prishtinë në rrugën “Lidhja e Pejës” tre persona janë përfshirë në një rrahje, dy nga ta janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari N.N.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim në këmbë nga një mjet i fortë (thikë), ndërsa viktima tjetër është goditur me shuplaka në fytyrë. Viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi ndërsa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat