Kapen në flagrancë duke vjedhur

Kronikë e zezë

Kapen në flagrancë duke vjedhur

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në fshatin Lubizhdë të Prizrenit pasi që janë kapur në flagrancë në hapësirat e një firme private duke kryer vjedhje.

Të dyshuarit nuk kanë arritur të vjedhin asgjë, përpjekja e tyre ka ngelur në tentativë. Të dyshuarit e lartcekur kishin hapur dyert e firmës me çelësa të modifikuar të cilët janë sekuestruar. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat