Përleshje në Podujevë, dy persona theren me thikë

Kronikë e zezë

Përleshje në Podujevë, dy persona theren me thikë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një përleshje mes katër personave në Podujevë ka përfunduar me dy persona të therur me thikë.

Policia ka njoftuar se katër të dyshuarit  pas një mosmarrëveshje, janë rrahur me veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore  dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia tutje ka njohur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit , dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat