Përleshje me thikë, njëri në spital, tjetri në pranga

Kronikë e zezë

Përleshje me thikë, njëri në spital, tjetri në pranga

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Një grindje midis dy të rinjve bashkëmoshatarë, ka përfunduar me përdorimin e thikës, si pasojë e së cilës, ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Burrel, ku E. K., 27 vjeç, te “Kryqëzimi i Koliqit”, për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup, M. I., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Mat

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. K., 27 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas te “Kryqëzimi i Koliqit”, për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup, shtetasit M. I., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88, 279 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat