Aktakuzë ndaj një të pandehuri, ia theu kokën hajnit

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një të pandehuri, ia theu kokën hajnit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., pasi i njëjti kishte vërejtur duke vjedhur në Tyrbe, të dëmtuarin me inicialet A.A dhe e kishte goditur me mjetë të fortë, duke i shkaktuar thyerje të kockës së kokës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., më datë 15 nëntor të këtij viti, në fshatin Duzhnje të Komunës së Gjakovës, në oborrin e objektit fetarë “Tyrbja e Zenel Dervish Danës”, i ka shkaktuar  lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.A., pasi i dëmtuari ishte vërejtur duke vjedhur në këtë ketë objekt.

I pandehuri kishe goditur me mjetë të fortë në kokë duke i shkaktuar thyerje të kockës së kokës.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat