Një 61-vjeçare nga Durrësi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasja N.D. është gjetur pa shenja dhune dhe pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se 61-vjeçarja ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.
Gjithsesi, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.