Vetplagoset aksidentalisht me pistoletë

Kronikë e zezë

Vetplagoset aksidentalisht me pistoletë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një person në Pejë, në dhomën e tij të fjetjes aksidentalisht duke manipuluar me armë është vetë plagosur me një pistoletë.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat