I shqipton tiketën e dënimit, kërcënon policin

Kronikë e zezë

I shqipton tiketën e dënimit, kërcënon policin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Një person është arrestuar i cili kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët kishin qenë në detyrë.

I dyshuari kishte qenë pasagjer në një veturë që e kishin ndaluar policët për kundërvajtje, por gjatë shqiptimit të tiketës kishte ndërhyrë i dyshuari dhe kishte kanosur policët.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Shkupi’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat