Digjet një lokal në “Marigona Rezidence”

Kronikë e zezë

Digjet një lokal në “Marigona Rezidence”

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:54
Ilustrim

Dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas një zjarri i cili ka kapluar një lokal në lagjen “Marigona Rezidence” para pak orëve.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:20.

“Një lokal është përfshirë nga zjarri, ku dy persona janë lënduar nga tymi dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK. Nga njësia patrulluese policore e cila gjendet në vendngjarje jemi njoftuar se në lokacion kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe zjarri është lokalizuar nga ta”, tha Hoxha për kallxo.

Ai shtoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Detaje të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga njësitë kompetente”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat