Zhduket prej një jave 16-vjeçarja, nëna e...

Kronikë e zezë

Zhduket prej një jave 16-vjeçarja, nëna e...

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:21
Foto ilustruese

Një minorene është zhdukur nga banesa e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë.

Ka qenë nëna e saj, S. T., 36 vjeçe, banuese në Kavajë, që ka kallëzuar i është larguar nga banesa vajza e mitur Xh. T., 16 vjeçe.

Ende nuk ka ndonjë informacion të mundshëm nga Policia për vendndodhjen e vajzës, ndërsa mësohet se po punon për gjetjen e saj.

"Më datë 17. 12. 2018, shtetësja S. T., vjeçe 36, banuese në Kavajë, kallëzon se më datë 10. 12. 2018, i është larguar nga banesa vajza e mitur Xh. T., vjeçe 16. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë", njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat