Ngufatja nga tymi i qon punëtorët në QKUK

Kronikë e zezë

Ngufatja nga tymi i qon punëtorët në QKUK

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:41
QKUK

Në Marigona Rezidence, Preoc në  Graqanicë dje një mashkull ka njoftuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në “kaminin” e nxehjes e më pas është përhapur në lokal.

“Si pasojë e zjarrit dhe ngufatjes nga tymi ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy punëtorët e lokalit meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK-ë”, thuhet ne raportin 24 orësh të Policisë.

Zjarri është shuar dhe është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikëseve. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat