Një person i komunitetit egjiptian ka shqetësuar dhe kanosur punëtoren në qendrën mjekësore në Pejë e cila kishte refuzuar t’i japë substancë të llojit “trodon”.
Gjatë legjitimit dhe kontrollimit nga policia tek i dyshuari në trup është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton Policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.